Policia jep detaje për vrasjen në Pogragjë, i dyshuari ende në arrati
Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një vrasje në fshatin Progragjë të Gjilanit, ku dyshohet se babai ka provuar nga jeta djalin e tij 29 vjeç, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ky rast është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, përderisa i dyshuari është në kërkim nga autoritetet.
Siç bëhet e ditur, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë (pa kafkë), 68 fishekë dhe katër gëzhoja.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vrasje e rëndë
Gjilan / 11.10.2026 – 19:32. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me armë zjarri ka qëlluar viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë (pa kafkë), 68 fishekë dhe katër gëzhoja. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri