Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se kreu vjedhje të rëndë
Kronika
October 12, 2026 - 09:34
Një burrë në Lipjan ka thënë në Polici se në shtëpinë e tij janë vjedhur disa pajisje shtëpiake dhe kabllo elektrike.
Policia njofton se pas hetimeve të bëra, është arrestuar një person i dyshuar për këtë rast.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri