Algjeriani në gjendje të dehur sulmon një turk në Qendrën e Azilit, dërgohet në mbajtje
Një sulm është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së hënës në Qendrën e Azilit në fshatin Magurë të Lipjanit, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, një algjerian në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht një shtetas të Turqisë, i cili edhe është dërguar në QKUK pas plagëve të marra.
Siç bën të ditur Policia, shtetasi algjerian është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Sulm
Fshati Magurë, Lipjan, 19.10.2026, 18:30. Është raportuar se në Qendrën e Azilit i dyshuari mashkull, shtetas algjerian, nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, shtetas i Turqisë me qëndrim të përkohshëm në këtë qendër. Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri