Një grua raporton se i është zhdukur bashkëshorti
Kronika
October 20, 2026 - 09:38
Një person është raportuar i zhdukur në Suharekë.
Siç bën të ditur Policia, rastin e ka raportuar bashkëshortja e tij, e cila ka thënë se nuk di asgjë për vendndodhjen e burrit të saj.
Rasti është raportuar mesditën e së martës në stacionin policor të Suharekës, përderisa theksohet se hetimet tashmë kanë nisur për këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Person i zhdukur
Rr. “Avdyl Ramaj”, Suharekë, 19.10.2026, 12:57. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet. /Zëri