Një grua në Lipjan dhunohet fizikisht e psikikisht nga burri dhe vjehrra

Një grua në Lipjan dhunohet fizikisht e psikikisht nga burri dhe vjehrra

Kronika October 22, 2026 - 09:51

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Lipjan, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit policor, edhe vjehrra e viktimës dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Rasti është raportuar në orën 15:00. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. /Zëri