Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë, arrestohet një person
Foto: Laura Hasani

Policia gjen drogë dhe armë në Podujevë, arrestohet një person

Kronika October 22, 2026 - 21:03

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe një armë zjarri.

Përmes njoftimit të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune operative, ka kontrolluar një objekt të pashfrytëzuar, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, cigare të mbushura me substancë narkotike, cigare elektronike, një peshore digjitale, si dhe një pistoletë me karikator dhe fishekë”, thuhet në njoftimin e PK-së.