67 gra të vrara nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010, tetë vetëm këtë vit
Foto: Laura Hasani

67 gra të vrara nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010, tetë vetëm këtë vit

Kronika October 26, 2026 - 13:21

Që nga viti 2010 e deri më 26 tetor 2026 në Kosovë janë regjistruar 67 gra si viktima të vrasjeve brenda familjes.

Sipas të dhënave të publikuara nga Radio Evropa e Lirë, viti 2026 shënon numrin më të lartë të rasteve në këtë periudhë, me tetë gra të vrara deri më 26 tetor.

Pas vitit 2010, kur u regjistruan gjashtë raste, numri i grave të vrara ishte pesë në vitin 2011 dhe tri në vitin 2012. Në vitin 2013 u regjistrua një rast, ndërsa në vitet 2014 dhe 2015 nga tri raste.

Në vitet 2016 dhe 2017 u regjistruan nga dy raste, përderisa në vitin 2018 numri u rrit në shtatë. Në vitin 2019 u vranë pesë gra, ndërsa në vitin 2020 u regjistruan po ashtu shtatë raste.

Gjatë viteve në vijim, të dhënat tregojnë tri raste në vitin 2021, nga katër në vitet 2022 dhe 2023, si dhe tri raste në vitin 2024. Në vitin 2025 u regjistrua një rast.

Megjithatë, deri më 26 tetor 2026, numri i grave të vrara brenda familjes ka arritur në tetë, duke tejkaluar shifrat e secilit prej viteve të paraqitura në grafik.

Të dhënat janë përditësuar për herë të fundit më 26 tetor 2026. Burimi i tyre është Policia e Kosovës.

Image