Rasti në familjen Demiri: Ndaj 27-vjeçarit të vrarë kishte një urdhër për mbrojtje emergjente

Rasti në familjen Demiri: Ndaj 27-vjeçarit të vrarë kishte një urdhër për mbrojtje emergjente

Kronika November 02, 2026 - 15:50

Rasti që ndodhi në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar u gjet i vdekur bashkë me vajzën e tij tremuajshe, po hetohet nga Prokuroria Themelore e këtij rajoni.

Motivi dhe rrethanat se si ndodhi ngjarja ditën kritike akoma nuk janë bërë të qarta zyrtarisht.

Megjithatë, Klan Kosova ka mësuar detaje të reja, ka raportuar se 27-vjeçari, tashmë i ndjerë, është zbuluar se ka qenë në Institutin e Forenzikës Psikiatrike, pas një rasti të mbidozës me narkotikë.

Ai ishte fejuar në dhjetor të vitit të kaluar me nënën e foshnjës, por raporti i tyre ende s’dihet se si kishte përfunduar dhe pse fëmija po qëndronte tek ai.

Ndërsa në muajin prill Gjykata kishte vendosur t'i shqiptonte atij urdhër për mbrojtje emergjente, me kohëzgjatje prej 12 muajsh.