Tragjedia në Demiraj të Gjilanit, varrosen 27 vjeçari dhe foshnja e tij tremuajshe

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit, varrosen 27 vjeçari dhe foshnja e tij tremuajshe

Kronika November 03, 2026 - 17:57

Në fshatin Demiraj të Gjilanit po zhvillohet ceremonia e varrimit të Adonis Demirit, 27-vjeçarit, dhe vajzës së tij tremuajshe, Dolora Demiri, të cilët u gjetën pa shenja jete të dielën.

Familjarë, miq dhe të afërm janë mbledhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy viktimave të rastit tragjik që tronditi këtë fshat.

Për vdekjen e tyre dyshohet 65-vjeçari Brahim Demiri, babai i 27-vjeçarit, i cili është arrestuar dhe ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit.