Gjendet i vdekur një person në Suharekë, Policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Suharekë, Policia nis hetimet

Kronika November 04, 2026 - 08:46

Një person është gjetur pa shenja jetë mesditën e së martës në Suharekë, raporton Zeri.info.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Suharekë, 03.11.2026 - 14:30. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri