Arrestohet një person i dyshuar për rreth 14 vjedhje të rënda në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person i dyshuar për rreth 14 vjedhje të rënda në Prishtinë

Kronika November 08, 2026 - 13:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, përmes së cilës është arritur identifikimi i të dyshuarit me inicialet R.I.

I dyshuari është mashkull dhe shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet për të cilat dyshohet personi.