Humb jetën një 22-vjeçar në Gjonaj të Prizrenit

Humb jetën një 22-vjeçar në Gjonaj të Prizrenit

Kronika November 06, 2026 - 18:40

Një 22-vjeçar ka humbur jetën të premten në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën me katër rrota dhe ka rënë nga një lartësi.

Për rastin ka dhënë detaje Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

“Më 6 nëntor 2026, rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, një person, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe kishte rënë nga një lartësi. Njësitë policore i janë përgjigjur informatës dhe, me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur një person të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa në afërsi të tij është gjetur edhe motoçikleta. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, A.H., 22 vjeç. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit kujdestarë të Stacionit Policor në Prizren, si dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti të iniciohet si ‘Hetim i vdekjes’”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndërkohë, autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat që çuan deri te ky rast tragjik.