Dhjetëra vepra penale dhe qindra të prangosur brenda një muaji në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Dhjetëra vepra penale dhe qindra të prangosur brenda një muaji në Ferizaj

Kronika November 10, 2026 - 10:44

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, përmes njoftimit, ka bërë të ditur bilancet për muajin tetor të këtij viti.

Sipas një njoftimi të PK-së, ky institucion ka publikuar shifrat e veprave penale dhe të arrestimeve që janë kryer gjatë kësaj periudhe kohore, raporton Zeri.info.

"Brenda një muaji në këtë rajon janë kryer 31 raste të vjedhjeve, kurse 16 të tjera të vjedhjeve të rënda. Për dallim nga muaji tetor i vitit 2025, gjatë këtij viti ka shënuar rritje numri i rasteve të dhunës në familje. Derisa në tetor të vitit të kaluar brenda një muaji ishin raportuar 19 raste të dhunës në familje, gjatë këtij viti në të njëjtin muaj janë raportuar 38 raste", thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, thuhet se prej veprave të tjera që kanë ndodhur gjatë këtij muajit janë 35 raste të lëndimit të lehtë trupor dhe një tjetër i lëndimit të rëndë trupor, 21 raste të kanosjes, dy të shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe 11 raste të posedimit ilegal të armëve.

"Gjatë muajit tetor të këtij viti janë kryer gjithsej 154 arrestime, prej tyre 106 me urdhër gjykate dhe 48 sipas autorizimeve policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.