Në Prishtinë gjendet një trup i pajetë, Policia nis hetimet

Në Prishtinë gjendet një trup i pajetë, Policia nis hetimet

Kronika November 09, 2026 - 09:58

Mbrëmjen e së dielës është gjetur pa shenja jetë një person në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti është gjetur i shtrirë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim mjekësor, pasi ende kishte shenja jete, por nga stafi mjekësor më pas është konfirmuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), përderisa tashmë kanë filluar edhe hetimet mbi këtë vdekje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Trup i pajetë & Hetim mbi vdekjen

Prishtinë, 08.11.2026, 23:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore, si dhe Emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi ende kishte shenja jete. Nga stafi mjekësor i Emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri