Policia tregon si ndodhi plagosja e dy familjarëve në Gjakovë
Foto: Laura Hasani

Policia tregon si ndodhi plagosja e dy familjarëve në Gjakovë

Kronika November 11, 2026 - 09:12

Dy familjarë pasditen e së martës janë plagosur me armë zjarri në Gjakovë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, të njëjtët janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë, përderisa nuk dihen motivet e këtij incidenti.

Policia thekson se një i dyshuar është dërguar në mbajtje, me ç’rast të njëjtit edhe i është sekuestruar arma, që dyshohet se e ka përdorur në këtë rast, si dhe katër gëzhoja.

Po ashtu edhe bashkëshortja e të dyshuarit e ka dorëzuar në Polici një armë gjuetie, që ishte në pronësi të personit të dyshuar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vrasje në tentativë & Armëmbajtje pa leje

Gjakovë, 10.11.2026 – 16:30. Dy meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetë. Palët e përfshira në incident janë në lidhje familjare ndërmjet vete dhe motivi i rastit nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë, që dyshohet se është përdorur në rast, katër gëzhoja dhe një fishekë. Po ashtu bashkëshortja e të dyshuarit e ka dorëzuar në Polici një armë gjuetie, që ishte në pronësi të personit të dyshuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri