Parandalohet futja e dy telefonave në Burgun e Dubravës
Kronika
November 12, 2026 - 13:39
Zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e dy telefonave mobilë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pas zbulimit të një pakoje të dyshuar në zonën sterile, afër rrethojës së institucionit.
Sipas njoftimit, pakoja dyshohet se ishte hedhur nga jashtë institucionit gjatë kohës kur po zhvillohej një bastisje rutinore.
Pas hapjes së saj në zyrën e sigurimit, janë gjetur dy telefona mobilë të tipit iPhone, pa kartela SIM, si dhe dy kabllo për mbushje, transmeton Zeri.info.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet dhe bastisjet e rregullta do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të futjes së sendeve të palejuara në institucionet korrektuese. /Zëri