Aksident i rëndë në rrugën Podujevë - Prishtinë, vdes 77-vjeçari
Kronika
November 19, 2026 - 21:35
Një person 77-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 19:20 në rrugën Podujevë - Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një person që lëvizte me karrocë invalidore.
Lajmin për Zërin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, viktima është I.Ll., mashkull, 77-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar karrocën invalidore.
Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut. /Zëri