Aksident me fatalitet, vdes motoçiklisti pasi u godit nga vetura
Kronika
November 20, 2026 - 09:41
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Podujevë rreth orës 19:20.
Sipas raportit të PK-së për 24 orët e fundit, rasti ka ndodhur dje (e enjte), ku i dyshuari duke drejtuar veturën e tij e kishte goditur një motoçiklistë.
Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport. /Zëri