Një i lënduar si pasojë e erërave të forta në Ferizaj, policia njofton edhe për pengesa në qarkullim
Foto: Laura Hasani

Një i lënduar si pasojë e erërave të forta në Ferizaj, policia njofton edhe për pengesa në qarkullim

Kronika November 20, 2026 - 00:15

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme territorin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët magjistrale, kanë shkaktuar dëme materiale në biznese, ndërtesa publike dhe automjete. Po ashtu, është raportuar për një person të lënduar në Ferizaj, njofton policia.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë qytetarët që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar rreziqet e mundshme nga kjo situatë.

“Ekipet policore, në bashkëpunim edhe me komunën e Ferizajt, me ekipet emergjente, janë në terren dhe po intervenojnë në rrugë dhe hapësira publike, ku erërat kanë shkaktuar dëme dhe pengesa në qarkullim. Gjithashtu, po trajtohen edhe raportimet e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Për çdo rast emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë numrat:

Policia: 192

Zjarrfikësit: 193

Emergjenca: 194