Piktura e Pikasos vetëm 100 euro, dashamirësi e bleu me një biletë lotarie veprën që kushton një milion euro
Një inxhinier francez ishte aq shumë me fat sa ia doli të bëjë të tij një pikturë të Pablo Picassos për vetëm 100 euro.
Ari Hodara, 58 vjeç, një dashamirës i artit nga Parisi, fitoi veprën me vlerë më shumë se 1 milionë euro me një biletë llotarie.
Vepra e këtij viti ishte Tête de Femme (Koka e një Gruaje), një portret në letër i realizuar në stilin karakteristik të artistit spanjoll. Ai përshkruan partneren dhe muzën e tij, artisten surrealiste franceze Dora Maar.
Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga llotaria shkuan për studime për sëmundjen e Alxhemierit.
Organizatorët thanë se të gjitha 120 mijë biletat ishin shitur, duke mbledhur 12 milionë euro nga të cilat 1 milion euro do t’i paguhen Galerisë së Operas, një shitësi ndërkombëtar arti që zotëronte pikturën.
Në lotarinë e parë, në vitin 2013, një burrë nga Pensilvania fitoi “Burrin me Kapelen e Operas”, të cilën mjeshtri spanjoll e pikturoi në vitin 1914 gjatë periudhës së tij kubiste.
Në vitin 2020, piktura “Natyra e qetë” me vaj mbi kanavacë i shkoi një kontabilisteje në Itali, djali i së cilës ia kishte blerë biletën si dhuratë për Krishtlindje.
Organizatorët thanë se dy llotaritë e mëparshme të Picassos kishin mbledhur gjithsej më shumë se 10 milionë euro për punë kulturore në Liban dhe programe për ujin dhe higjienën në Afrikë.