Ag Apolloni ka promovuar në Lubljanë romanin “Një fije shprese, një fije shkrepëse”
Kultura
April 17, 2026 - 22:02
Ag Apolloni ka promovuar më 16 prill 2026 në Lubljanë të Sllovenisë romanin e tij “Një fije shprese, një fije shkrepëse”.
Në panel, krahas autorit, morën pjesë përkthyesi Nikollë Berishaj dhe botuesja e studiuesja Katja Klopëië Lavrenëië, të cilët diskutuan për veprën dhe rëndësinë e saj. Takimi u moderua nga kritiku Urban Leskovar dhe Arbnore Avdylaj, ndërsa të pranishmëve iu drejtua edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku.
Ky promovim u vlerësua si një moment i rëndësishëm për prezantimin e letërsisë shqipe në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar vazhdimësinë e komunikimit kulturor dhe afirmimin e autorëve shqiptarë në Evropë./KultPlus