Dita e Çlirimit, Komuna e Prishtinës me koncert festiv në sheshin “Skënderbeu”

Dita e Çlirimit, Komuna e Prishtinës me koncert festiv në sheshin “Skënderbeu”

Kultura June 11, 2026 - 10:15

Komuna e Prishtinës me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, do të organizojë sot koncert festiv në sheshin “Skënderbeu”.

Përmes, një njoftimi në faqen zyrtare të komunës në rrjetin social bëhet e ditur se në koncert do të ngjiten Ansambli “Bajram Curri”, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Zëada, grupi Blla Blla Blla dhe DJ First, për ta bërë këtë mbrëmje të paharrueshme.

Njoftimi i plotë:

Një ditë festë për gjithë Kryeqytetin!

Më 11 qershor, bashkohemi në Sheshin “Skënderbeu” për të shënuar 27-vjetorin e Çlirimit të Prishtinës me muzikë, art dhe atmosferë festive.

Në skenë do të ngjiten Ansambli “Bajram Curri”, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Zëada, grupi Blla Blla Blla dhe DJ First, për ta bërë këtë mbrëmje të paharrueshme.

Sheshi “Skënderbeu” 11 Qershor

Duke filluar nga ora 19:00