Bogujevci pret tenorin Kastriot Tusha, vlerëson kontributin e tij në muzikën shqiptare
Kultura
June 20, 2026 - 14:02
Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim tenorin e njohur shqiptar, Kastriot Tusha.
Bogujevci e cilësoi Tushën si një prej zërave më të njohur të muzikës shqiptare, duke vlerësuar karrierën dhe sukseset e tij artistike ndër vite.
“Patëm bisedë të këndshme për rrugëtimin e tij artistik, formimin dhe angazhimin shumëvjeçar në skenën muzikore, si dhe për kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar ajo.
Sipas Bogujevcit, gjatë takimit u diskutua edhe për planet dhe angazhimet aktuale të tenorit shqiptar.
“I urova shëndet të mirë dhe suksese të vazhdueshme në krijimtarinë e tij artistike”, u shpreh ministrja në detyrë.