Hapet Panairi i Librit në Ferizaj, nis me promovimin e biografisë për Hashim Thaçin
Kultura
August 06, 2026 - 10:20
Është hapur Panairi i Librit në Ferizaj, kështu ka njoftuar Komuna.
Hapja zyrtare e tij u bë me prezantimin e biografisë për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ky libër është i autorëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger dhe trajton jetën dhe veprimtarinë politike të Thaçit e po ashtu sjell edhe një pasqyrë të ngjarjeve kryesore që kanë shënuar periudhën e shtetndërtimit të Kosovës.

“Panairi i Librit në Ferizaj ka bërë bashkë shtëpi të shumta botuese dhe ofron një gamë të gjerë botimesh për lexuesit, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të organizohen promovime librash, takime me autorë dhe aktivitete të tjera kulturore. Ky aktivitet synon të promovojë kulturën e leximit dhe të afrojë botën e librit me publikun”, thuhet në njoftim. /Zëri