“Romeo dhe Xhulieta” hap sezonin e ri në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Teatri Kombëtar i Kosovës nis sezonin e ri teatror me shfaqjen “Romeo dhe Xhulieta”, bazuar në veprën e njohur të William Shakespeare.
Shfaqja vjen me regji të Ilir Bokshit, dramaturgji të Zoga Çeta Çitakut, muzikë të Memli Kelmendit, skenografi të Petrit Bakallit dhe kostumografi të Njomëza Lucit. Koreografinë e ka realizuar Robert Nuha, ndërsa asistente e regjisorit është Ardiana Mehmeti.
Në shfaqje interpreton një kastë e gjerë aktorësh, mes tyre Valmir Krasniqi, Qendresë Jashari, Teuta Krasniqi, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi, Veton Osmani, Shpejtim Kastrati, Gani Rrahmani, Ercan Mehmeti, Erina Sahiti, Aurora Hyseni, Alban Goranci dhe Elton Tahiri.
“Romeo dhe Xhulieta” rikthen në skenë një prej historive më të njohura të dashurisë në dramaturgjinë botërore, duke shënuar njëkohësisht hapjen e sezonit të ri në Teatrin Kombëtar të Kosovës.