“Life of M”, romani misterioz që vendosi Natalie Portman në qendër të debatit

“Life of M”, romani misterioz që vendosi Natalie Portman në qendër të debatit

Kultura September 04, 2026 - 22:14

Romani i ri i shkrimtares britanike Rachel Cusk, Life of M, ka shkaktuar një valë diskutimesh në botën letrare dhe atë të Hollywood-it, pasi protagonistja e tij, një aktore e famshme e identifikuar vetëm si “M”, duket se ka ngjashmëri të shumta me Natalie Portman.

Personazhi është një ish-aktore fëmijë, e bërë e famshme nga një film me një aktor më të madh në moshë, ndërsa më vonë bëhet edhe imazh i një marke të njohur dhe luan role që të kujtojnë dukshëm disa prej roleve të Portmanit, përfshirë Black Swan dhe Vox Lux.Spekulimet u shtuan pasi u publikuan shkrime që e përshkruanin librin si një portret të errët të aktores. The Telegraph e quajti atë “një atentat letrar” ndaj Portmanit, ndërsa miq pranë aktores thuhet se kanë shprehur zemërim për mënyrën se si paraqitet personazhi.Cusk, megjithatë, nuk ka pranuar se “M” është Portman. Në intervista ajo ka theksuar se pyetja nëse romani bazohet te një person real “nuk është thelbi”.

E njohur për stilin e saj të ftohtë, të drejtpërdrejtë dhe për përdorimin e autofiksionit, Cusk vazhdon të sfidojë kufirin mes jetës reale dhe letërsisë. Pikërisht kjo paqartësi duket se e ka kthyer Life of M në një nga librat më të komentuar të këtij viti, ku fama, identiteti dhe mënyra se si ne ndërtojmë imazhin e të tjerëve bëhen pjesë e së njëjtës histori./KultPlus