Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht sot për vizitorët
Kultura
September 07, 2026 - 11:08
Kalaja e Prizrenit do të jetë e hapur sot, më 7 shtator 2026, nga ora 12:00.
Për shkak të punimeve infrastrukturore që po vazhdojnë, disa pjesë të Kalasë do të mbeten të mbyllura dhe të paarritshme për vizitorët për arsye sigurie.
Vizitorëve u është bërë thirrje që gjatë qëndrimit në Kala t’i respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura në zonat ku po kryhen punimet.
Kalaja ishte mbyllur përkohësisht për shkak të realizimit të punimeve infrastrukturore.