EXPOART.40 prezanton edicionin XIV të NET/RRJET

EXPOART.40 prezanton edicionin XIV të NET/RRJET

Kultura October 20, 2026 - 15:57

Ekspozita ndërkombëtare NET/ RRJET që organizohet tash e 14-të edicione nga EXPOART.40 do të hapet më 21 tetor, prej orës 18:00 në Barabar Center në Grand Hotel.

EXPOART.40 prezanton edicionin XIV të NET/RRJET, duke sjellë së bashku artistë profesionistë në një hapësirë takimi, shkëmbimi dhe dialogu bashkëkohor.

Ky edicion e sheh ekspozitën jo vetëm si vend prezantimi, por si një hapësirë ku veprat, artistët dhe publiku hyjnë në marrëdhënie — ku proceset krijuese, konceptet artistike dhe përvojat ndërkombëtare bëhen pjesë e një bisede të përbashkët.

PJESËMARRËSIT: ARBËR SAHITI | Kosovë, DAN SMITH | Mbretëria e Bashkuar, DARIA BAIOCCHI | Itali, RICCARDO GAGLIARDUCCI | Itali, ROBERTO ROSSO | Itali, DOMINIK ŠTIBERNIK | Slloveni, GENC REZNIQI | Kosovë, IRENA PASKALI | Maqedonia e Veriut / Gjermani, MAJLINDA KELMENDI | Kosovë, MARIANNA GLYNSKA | Ukrainë / Gjermani, PÉTER PÓCS | Hungari, SIMONE LUKAS | Gjermani.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga 21 deri më 29 tetor 2026, gjatë orarit të galerisë.

Organizuar nga EXPOART.40

Në partneritet me Barabar Centre

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Drejtorisë për Kulturë, Komuna e Prishtinës. Kjo ekspozitë është e kuruar nga Zeni Ballazhi. /kultplus