Mjekët paralajmërojnë për rritjen e rasteve të miopisë te fëmijët
Oftalmologët në mbarë botën po vërejnë një rritje të ndjeshme të rasteve të miopisë (shkurtpamësisë) te fëmijët, një problem që lidhet gjithnjë e më shumë me përdorimin e tepërt të pajisjeve digjitale si telefonat, tabletët dhe kompjuterët.
Sipas ekspertëve të syrit, fëmijët kalojnë shumë orë duke parë ekranet nga afër dhe gjithnjë e më pak kohë duke luajtur jashtë, gjë që ndikon negativisht në zhvillimin normal të syrit, shkruan Americsn Academy of Ophthalmology, transmeton gazeta Shneta.
Sipas studimeve, koha e kaluar në ambiente të jashtme ndihmon në uljen e rrezikut për zhvillimin dhe përparimin e miopisë te fëmijët.
Ekspozimi ndaj dritës natyrale dhe fokusimi në objekte të largëta ndihmojnë zhvillimin më të shëndetshëm të syve.
Ekspertët rekomandojnë që prindërit të kufizojnë kohën para ekranit dhe të inkurajojnë fëmijët të kalojnë më shumë kohë në natyrë.
Gjithashtu sugjerohet përdorimi i rregullit “20-20-20”: çdo 20 minuta para ekranit, fëmija duhet të shikojë për 20 sekonda në një distancë rreth 20 metra larg, për të pushuar sytë.
Një analizë e fundit tregoi se çdo orë shtesë para ekranit mund të rrisë rrezikun e miopisë me rreth 21%, sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët.