Rritet numri i infeksioneve seksualisht të transmetueshme në Evropë

Rritet numri i infeksioneve seksualisht të transmetueshme në Evropë

Shëndetësi May 21, 2026 - 14:27

Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST), duke përfshirë gonorrenë dhe sifilizin, kanë arritur nivele rekord në Evropë, sipas të dhënave të reja.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se të dy sëmundjet kishin arritur nivelet e tyre më të larta në më shumë se 10 vjet në vitin 2024, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Gonorrea arriti në 106.331 raste – një rritje prej 303% që nga viti 2015 – ndërsa sifilizi u dyfishua në të njëjtën periudhë në 45.557.

Agjencia shëndetësore tha se “zgjerimi i boshllëqeve në testim dhe parandalim” ishte pjesërisht shkaku i rritjes së transmetimit dhe bëri thirrje për veprime urgjente.