Fëmijët nuk bëjnë atë që u themi ne, ata bëjnë atë që shohin tek ne

Fëmijët nuk bëjnë atë që u themi ne, ata bëjnë atë që shohin tek ne

Shëndetësi July 05, 2026 - 01:41

1. Dëshiron të kesh një fëmijë të respektueshëm?

Trego respekt ndaj fëmijës tënd i pari.

2. Dëshiron të kesh një fëmijë me vetëbesim?

Vlerëso përpjekjen e tij, jo vetëm rezultatin.

3. Dëshiron të kesh një fëmijë të guximshëm?

Lejoje të gabojë ndonjëherë dhe inkurajoje të provojë përsëri.

4. Dëshiron të kesh një fëmijë të sinqertë?

Krijo një ambient të sigurt, ku fëmija guxon ta thotë të vërtetën.

5. Dëshiron të kesh një fëmijë të qetë?

Mëso fillimisht të menaxhosh emocionet e tua, para se të kërkosh ta qetësosh fëmijën.

6. Dëshiron të kesh një fëmijë mirënjohës?

Mos ia jep gjithçka që kërkon menjëherë.

7. Dëshiron të kesh një fëmijë të përgjegjshëm?

Lejoje të përjetojë pasojat natyrale, të përshtatura me moshën dhe pjekurinë e tij.

8. Dëshiron të kesh një fëmijë që të dëgjon

Sigurohu së pari që edhe ai të ndihet i dëgjuar.

Fëmijët mësojnë më shumë nga ajo që ne u tregojmë me sjelljen tonë, sesa nga ajo që u themi me fjalë.
Ata na shikojnë gjithmonë ne, prindërit.

Nga: Aurora Pirraku Nika
Psikoterapeute e licencuar | Magjistre në Psikologji | Magjistre në Punë Policore | Specialiste në Shkencat e Sjelljes | Kriminologe