Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë për një javë rresht

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë për një javë rresht

Shëndetësi October 07, 2026 - 14:46

Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që në gjuhën e popullit njihet edhe si “purri”. Kjo perime përmban sasi të mëdha të kalciumit, magnezit, kaliumit dhe vitaminave si K, A, B dhe C.

Gjithashtu ka shumë fito-ushqyes që përbëjnë selinon, të cilat kanë antioksidant të fortë dhe veti antiinflamatore.

Prandaj, ato janë në gjendje të riparojnë dëmin që i bëhet ADN-së tonë nga toksinat, përmirësimin e komunikimit intracelular dhe rritjen e sistemit tonë imunitar, transmeton lajmi.net.

Sipas shumë hulumtimeve, ju mund të parandaloni nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës me ndihmën e këtyre fitoushqyesve.

Ja cilat janë disa nga përfitimet që mund t’i arrini nga selinoja:

– Rregullimi i pH-së tuaj në gjak
– Hidratimi i trupit tuaj
– Trajtimi i infeksioneve urinare
– Rregullimi i shtypjes së gjakut
– Përmirësimi i fertilitetit mashkullor
– Humbja e peshës
– Uljen e rrezikut nga gastriti dhe ulcera.