Spanja njeh pushimin mjekësor me pagesë për gratë që përballen me simptoma të rënda të menopauzës

Spanja njeh pushimin mjekësor me pagesë për gratë që përballen me simptoma të rënda të menopauzës

Shëndetësi November 06, 2026 - 23:16

Spanja do të ofrojë nga 1 dhjetori 2026 pushim mjekësor me pagesë për gratë që përjetojnë simptoma të rënda të menopauzës, të cilat ua pamundësojnë përkohësisht vazhdimin e punës.

Sipas reformës së miratuar nga Qeveria spanjolle, përfitimi nuk do të vlejë automatikisht për të gjitha gratë në menopauzë, por vetëm për ato që kanë probleme shëndetësore të diagnostikuara dhe vlerësuara nga mjeku, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Pagesa do të jetë 100 për qind për ditën e parë, ndërsa nga dita e dytë do të kompensohet përmes sistemit të Sigurimeve Shoqërore. Gratë nuk do të kenë nevojë të plotësojnë kushtin minimal të kontributeve për të përfituar këtë pushim.

Me këtë vendim, Spanja zgjeron mbrojtjen sociale për shëndetin e grave, duke njohur ndikimin që simptomat e rënda të menopauzës mund të kenë në jetën profesionale./gazeta shneta