Elia Zaharia shihet për herë të parë në publik pas konfliktit me princin Leka

Elia Zaharia shihet për herë të parë në publik pas konfliktit me princin Leka

Showbiz March 18, 2024 - 14:05

Sot është mbajtur seanca gjyqësore për çështjen e divorcit mes Elia Zaharias dhe princit Leka, më shumë se dy javë pas rrjedhjes së videos së konfrontimit të tyre fizik, që bëri xhiron në mediet vendore.

Zaharia është parë duke dalë nga gjykata derisa vlerësohet të jetë dalja e saj e parë publike që pas publikimit të pamjeve të konfliktit.

Pas daljes nga seanca gjyqësore, Elia shihet e shoqëruar nga avokatja e saj.

Siç raporton Top Channel, Princi Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe sulmuar nga ish-vjehrri.

Leka dhe Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

Image