Diola Dosti dhe Erolld Belegu publikojnë një tjetër fotografi të përbashkët nga Sarajeva: Faleminderit që po respektoni historinë tonë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu publikojnë një tjetër fotografi të përbashkët nga Sarajeva: Faleminderit që po respektoni historinë tonë

Showbiz March 19, 2024 - 22:42

Një histori e re dashurie ka marrë jetë mes nustricionistes së njohur, Diola Dosti dhe sipërmarrësit nga Kosova, Erolld Belegu.

Çifti i ri ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë të ditur për publikun marrëdhënien e tyre, të cilën e kanë vulosur me një sërë fotografish të përbashkëta dhe një postim emocionues në Instagram.

Në mbishkrimin e fotografive të tyre në Instagram, çifti ka shprehur gëzimin e tyre për të ndarë këtë kapitull të ri.

“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave mahnitëse, ne gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk është vetëm rreth vendeve ku kemi qenë, por për vendet ku do të shkojmë, së bashku. Ndaj miqve tanë, familjes, dhe mbështetjes së pakufizuar nga të gjithë ju, ju faleminderit që respektoni historinë tonë ndërsa ajo zhvillohet. Këtu është për dashurinë, të qeshurat dhe aventurën që na pret”, shkruan çifti.

Ky mesazh ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve dhe ka marrë përgjigje të ngrohta nga miqtë, familjarët dhe fansat e tyre, të cilët kanë nxitur të shprehin dashurinë dhe urimet e tyre për Diolën dhe Erolldin.

Historia e tyre e dashurisë po ecën me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje së përbashkët, ndërsa të dy janë të njohur për pasionin dhe dedikimin e tyre në karrierat respektive.

Ndërsa ndajnë ngjarjet e tyre të përditshme me ndjekësit përmes rrjeteve sociale, është e qartë se Diola dhe Erolldi janë gati të përballen me sfidat dhe të gëzojnë momentet e lumtura së bashku, ndërsa ndërtojnë një të ardhme të përbashkët të mbushur me dashuri dhe qeshje.