Halil Kastrati publikon fotografi me Don Xhonin: Iftari i fundit për këtë Ramazan

Halil Kastrati publikon fotografi me Don Xhonin: Iftari i fundit për këtë Ramazan

Showbiz April 09, 2024 - 21:04

Humanisti i njohur shqiptar, Halil Kastrati, ka publikuar së fundmi një fotografi me reperin Don Xhoni.

Ata duket se e kanë pritur së bashku iftarin e fundit për këtë Ramazan siç tregojnë në imazhin e tyre.

“Iftari i fundit për këtë Ramazan me habibin Don Xhoni”, kanë qenë fjalët e Kastratit.

Përveç muzikës, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) shquhet edhe për shpirtin human që ka.

Ai edhe në të kaluarën ka shtruar iftare në ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ si dhe ka kontribuuar për familjet në nevojë.

I njëjti ka pak vite që është bërë pjesë e tregut muzikor shqiptar, por ka korrë suksese të mëdha.

24-vjeçari ka sjell hite të mëdha që kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/