Arjola Demiri vendos shami për Bajram, ky është urimi që bëri për besimtarët

Arjola Demiri vendos shami për Bajram, ky është urimi që bëri për besimtarët

Showbiz April 10, 2024 - 16:59

Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka vendosur që të urojë festën e Fitër Bajramit në një formë të veçantë.

Përmes fotove të shumta të cilat i shpërndau në llogarinë e saj në Instagram, Demiri vendosi që në këtë ditë të shenjtë të vendoste një shami.

Krahas fotografive të cilat i ndau në llogarinë e saj, aktorja përcolli gjithashtu edhe një mesazh domethënës.

“Me fat Bajramin. Agjërim të pranuar, begati, mirësi dhe vetëm lumturi gëzofshi”, ishin fjalët që zgjodhi ajo për të uruar njerëzit në këtë festë.

Kujtojmë, se Arjola Demiri është një aktore mjaft e njohur, që fitoi zemrat e publikut nga seriali “O sa mirë”, ajo gjithashtu kishte qenë banore edicionit të parë të Big Brother VIP Albania. /telegrafi

Image

Image