Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë - kam marrë informacione ekstra [video]

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë - kam marrë informacione ekstra [video]

Showbiz April 15, 2026 - 13:32

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”, ku dy ish-banoret e Big Brother VIP 5 u rikthyen sërish në debatet që i kanë shoqëruar edhe gjatë qëndrimit në shtëpi.

Tensionet mes tyre nuk janë të reja. Që brenda formatit, Edisa e kishte akuzuar Brikenën se është “e shtirur”, ndërsa kishte hedhur edhe dyshime se ajo mund të ketë pasur një lidhje jashtë shtëpisë – një teori që Edisa e mbrojti.

Debati u ndez kur Brikena u përpoq të sqaronte se ka zgjedhur të mos flasë shumë për jetën private dhe se, sipas saj, nuk ka pasur një lidhje të mirëfilltë para historisë me Mateon.

“Unë për jetën time nuk kam dashur të flas. Unë thjesht kam thënë që nuk kam pasur ndonjë lidhje deri më tani. Lidhja me Mateon ka qenë një nga lidhjet e mia të para që kam”, u shpreh Brikena.

Por reagimi i Edisës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, duke e ndërprerë me një akuzë të drejtpërdrejtë: “Mashtruese!”.

Brikena vijoi të insistojë se nuk ka pasur marrëdhënie të tjera, duke sqaruar se mund të ketë shkëmbyer ndonjë mesazh me dikë vetëm për t’u njohur, por jo një lidhje, dhe se nuk dëshiron të hyjë më thellë në atë temë.

Nga ana tjetër, Edisa tha se vazhdon t’u qëndrojë të njëjtave bindje dhe se ato, sipas saj, i janë “përforcuar” edhe më shumë pas informacioneve që pretendon se ka marrë jashtë.

“Vazhdoj t’i qëndroj të njëjta mendimeve që kisha përpara… tani edhe më janë përforcuar, sepse kam marrë informacione ekstra… Mos e mashtro publikun më shumë sa e ke bërë. Ji vetvetja…”, tha Edisa, duke shtuar se Brikena që bënte batuta dhe meme i dukej më interesante sesa imazhi që, sipas saj, ajo u përpoq të krijonte gjatë rrugëtimit në Big Brother.

Përgjigjja e Brikenës nuk mungoi dhe ishte po aq therëse. Ajo refuzoi “këshillat” e Edisës, duke e mbyllur replikën me një frazë të fortë: “Nuk marr këshilla nga një person që ka nevojë për këshilla për veten”.

Përplasja mes dy ish-banoresheve u komentua menjëherë në rrjete sociale, ndërsa mbetet të shihet nëse ky debat do të ndalet me kaq apo do të sjellë replika të tjera edhe në emisionet në vijim. /telegrafi