Sulmi ndaj gazetarit Burim Pacolli, Supremja ia ndërpret paraburgimin Mossit
Showbiz
April 15, 2026 - 14:02
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur ta ndërpresë masën e paraburgimit ndaj Gramos Krasniqit, reperit të njohur si Mossi.
Kjo u konfirmua nga Supremja.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se masa e paraburgimit ndaj te pandehurve G.K., A.D., dhe B.H., është hequr nga Gjykata Supreme. Pas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit te caktuar, për kohëzgjatjen e mbledhur me datë 03.04.2026. Ndërsa në raste të tilla, kur vendos Gjykata Supreme, nuk parashtrohet kërkesë për vazhdimin e masës”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.
Reperi Mossi u arrestua nën dyshimin për sulm ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli.