“Besoj fort që Zoti ekziston”, Brikena flet për padrejtësitë gjatë Big Brother
Pasi dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u fikën dhe fituesi u shpall, vëmendja është kthyer te protagonistët që lanë gjurmë në këtë edicion.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brikena ka reaguar për herë të parë rreth sulmeve dhe “goditjeve nën brez” që i janë bërë gjatë muajve të qëndrimit në izolim.
Brikena ka rrëfyer se periudha e post-reality shout nuk ka qenë e lehtë, pasi i është dashur të përballet me shumë padrejtësi që kishin ndodhur jashtë. Ajo akuzoi drejtpërdrejt persona të rrethit të saj të ngushtë, duke u shprehur e zhgënjyer se disa nga ata që tentuan t’i njollosnin imazhin, ishin njerëz të cilëve ajo u kishte dhënë besim dhe mbështetje maksimale.
Në qendër të reagimit ishin edhe fotot e ndërhyrjeve të saj estetike, të cilat qarkulluan masivisht në rrjet gjatë kohës që ajo ishte në garë. Brikena pranoi se presioni ka qenë i madh dhe se për hir të shëndetit të saj mendor, ka zgjedhur të mos i shohë të gjitha ato që janë publikuar, duke u distancuar nga energjia negative.
Pavarësisht thirrjeve të shumta për të nisur procese gjyqësore ndaj atyre që shpifën apo publikuan materiale private, ish-banorja ka vendosur të mos ndjekë rrugën ligjore. Me një dozë reflektimi, ajo u shpreh se beson te drejtësia hyjnore: “Zoti nuk është një mace që të gërvisht menjëherë, por në kohën e duhur i jep secilit atë që meriton”.
Në fund të mesazhit të saj, Brikena u shpreh mirënjohëse për rrugëtimin që përfundoi, duke falënderuar publikun që e bëri pjesë të kësaj eksperience deri në fazat finale. Ajo premtoi se do të mbetet e vërtetë, larg thashethemeve dhe gënjeshtrave, duke zgjedhur respektin si rrugën e vetme për të ecur përpara.
