Klodi dhe Elijona drejt Stambollit, shtohen dyshimet për romancë

Klodi dhe Elijona drejt Stambollit, shtohen dyshimet për romancë

Showbiz May 08, 2026 - 13:01

Zërat për një romancë të mundshme mes dy ish-finalistëve të “Big Brother”, Klodit dhe Elijonës, po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Pas fotove që qarkulluan së fundmi, ku dyshja u pa duke ecur së bashku në Tiranë, një tjetër detaj nga rrjetet sociale ka shtuar dyshimet. Të dy kanë publikuar pamje nga i njëjti avion, duke lënë të kuptohet se destinacioni i tyre i përbashkët është Stambolli.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe një mesazh zanor i ndarë nga Elijona në kanalet e saj të komunikimit. Në të Klodi dëgjohet duke përshëndetur në turqisht: “Merhaba, günaydën!”.

Më pas, Elijona ka zgjedhur t’i ngacmojë ndjekësit me humor, duke shkruar: “Hajt qëllojani mbas këtij zëri se me kë jam duke shkuar!”.

Edhe pse dyshja nuk ka publikuar ende një foto krah për krah dhe nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, postimet e fundit kanë mjaftuar për të ndezur komentet në rrjet.

Pamjet nga avioni dhe vendndodhja e shënuar në Stamboll tregojnë se Klodi dhe Elijona po udhëtojnë së bashku, ndërsa ndjekësit presin të shohin nëse ky udhëtim do të sjellë edhe një konfirmim të raportit të tyre. 

Image