Shifra marramendëse për rikthimin e ikonave të “Prada”: Sa u paguan Streep, Hathaway dhe Blunt

Shifra marramendëse për rikthimin e ikonave të “Prada”: Sa u paguan Streep, Hathaway dhe Blunt

Showbiz May 09, 2026 - 15:57

Aktorët e filmit “The Devil Wears Prada 2” po korrin sukses të madh financiar, ndërsa vazhdimi i filmit ikonë të modës ka arkëtuar mbi 300 milionë dollarë në arkat globale.

Sipas burimeve të cituara nga “Variety”, tre protagonistet kryesore Meryl Streep, Anne Hathaway dhe Emily Blunt kanë siguruar secila nga 12.5 milionë dollarë për rikthimin e tyre në film, 20 vjet pas pjesës së parë, përcjell KultPlus.

Streep, e cila rikthehet në rolin e redaktores së frikshme Miranda Priestly, mbetet figura më e rëndësishme e projektit, ndërsa marrëveshja “për pagesë të barabartë mes tre aktoreve kryesore” ka siguruar që edhe dy aktoret e tjera të paguhen në të njëjtën shumë.

Përveç pagesës bazë, të treja përfitojnë edhe bonuse të konsiderueshme nga arkëtimet në box office, të cilat mund të rrisin fitimet e tyre në mbi 20 milionë dollarë për secilën, nëse suksesi i filmit vazhdon.

Filmi, me buxhet rreth 100 milionë dollarë, po vazhdon të performojë fuqishëm në kinema dhe pritet të mbetet një nga hitet më të mëdha të vitit. /kultplus