“Kalle”, publikohet bashkëpunimi i parë mes Feros dhe Majkut
Showbiz
May 12, 2026 - 21:11
Reperët Fero dhe Majk kanë bashkuar forcat për herë të parë në një projekt muzikor të përbashkët.
Dyshja kanë publikuar këngën me titull “Kalle”, e cila është lansuar e shoqëruar edhe me videoklip.
Për tekstin janë kujdesur vetë Fero dhe Majk, duke sjellë stilin e tyre karakteristik në projekt.
Me ritëm veror dhe atmosferë energjike, “Kalle” pritet të jetë një nga projektet që do të dëgjohet shumë gjatë sezonit të verës. /telegrafi