Aktori Armend Baloku i hyn garës për deputet, synon të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë me të cilët do të hyjë në garë në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të mbahen më 7 qershor 2026.
Në krye të listës është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si kandidat për kryeministër, ndërsa pas tij renditet Glauk Konjufca.
Në listë ka edhe emra nga fusha të ndryshme, përfshirë artin dhe kulturën.
Aktori nga Peja, Armend Baloku, i është bashkuar garës për herë të parë nën siglën e Vetëvendosjes.
Ai është renditur me numrin 59, duke synuar të hyjë në Kuvend në këto zgjedhje.
Kandidate për deputete është sërish këngëtarja e njohur Edona Llalloshi dhe aktorja Adriana Matoshi.
Mbetet për t'u parë nëse Baloku do të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, me synimet që ka. /telegrafi
