Mozzik uron Lotinën për ditëlindje me një dedikim romantik: U plakshim bashkë

Mozzik uron Lotinën për ditëlindje me një dedikim romantik: U plakshim bashkë

Showbiz May 31, 2026 - 15:38

Lotina Haziri po feston sot ditëlindjen, ndërsa nuk mungoi një urim i veçantë nga partneri i saj, reperi i njohur Mozzik.

Këngëtari zgjodhi ta shënojë këtë ditë me disa fjalë plot dashuri, të cilat i ndau me ndjekësit në rrjetet sociale.

Nga Gjirokastra, ku ndodhej në momentin e urimit, Mozzik publikoi një dedikim romantik për Lotinën, duke iu referuar edhe një prej shprehjeve të njohura të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

“Urime ditëlindjen, e bukura ime Lotina! Nga Gjirokastra po ta çoj këtë urim. Kadare thoshte: ‘Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja’, po unë me këmbëngulje ta mora kalanë. U plakshim bashkë, me shëndet e veç kujtime të mira”, shkroi ai.

Urimi i reperit mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e komentuan si një prej dedikimeve më të ndjera që ai ka bërë publikisht për partneren e tij.

Prej kohësh, Mozzik dhe Lotina janë ndër çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar, ndërsa paraqitjet dhe momentet që ndajnë së bashku vazhdojnë të tërheqin interesin e publikut.