Adi Krasta hyn në Ferma VIP me një mision të veçantë

Adi Krasta hyn në Ferma VIP me një mision të veçantë

Showbiz June 02, 2026 - 09:19

Moderatori dhe gazetari i njohur, Adi Krasta, vazhdon të jetë frymëzim për shumë breza me radhë.

Si drejtues në spektakle të ndryshme apo pjesë e jurisë në emisione talentesh, ai nuk ka dyshim se është një nga figurat më të spikatura.

Por duke marrë parasysh natyrën e tij, Krasta ka thyer "tabunë", duke u përfshirë për herë të parë në një reality shou.

Krasta nuk hyri si fermer në Ferma VIP, por në rolin e tij, ku do të zhvillojë intervistë me një nga fermerët brenda.

“Vetë spektakli i madh ka kaluar disa ballafaqime të forta. Kohë do e tregoj nëse duhet të khehemi tek spektakli i dikurshëm. Unë i kam misionet e vogla. Intervista, pyetja, trajtimi i një teme të rëndësishme. Jam i kënaqur aty ku jam. Në një reality vij për herë të parë", u shpreh ai.

"Unë kam një mënyrë kapriçoze të mënyrës si ndjek televizor. Nuk shikoj për orë të tëra, por fenomeni që ka ngacmuar gjykimin popullor ka qenë shumë i madh. Sa herë bëjmë programe, emri vjen gjithmonë, për shkak se është spektakolare”, tha tutje.

Mes batutash, Krasta nuk kurseu as opinionet dhe mendimin e tij për tre opinionistët, Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira.