Këngëtarja Ori vjen me një mesazh të fuqishëm [Video]
Duket me një rikthim të fuqishëm sidomos kur bëhet fjalë për mesazhin e këngës. E kemi fjalën për këngëtaren Ori e cila sapo ka sjellë projektin më të ri muzikor që mban titullin " Abuzues".
Ne mësojmë se tekstin e ka shkruar vetë artistja ku si duket ka kaluar një moment të vështirë në jetën e saj dhe tashmë bën apel te vajzat e gratë e tjera që nuk duhet të lejojnë që të jetojmë në guacë por të çlirohen e të triumfojnë nga ata që abuzojnë me to e të jetojnë e lirë e të bukura siç janë vetë gjinia femërore.
Kënga ka nisur të pritet mjaft mirë dhe ka një super mesazh, fatkeqësisht të përjetuar e që edhe në këngë i jep më shumë fuqi. Për orkestrimin dhe muzikën ajo ka bashkëpunuar me Roy Records, ndërsa klipi është i thjeshtë duke lënë më shumë rëndësinë tek mesazhi i këngës.

Ne ju ftojmë që ta dëgjoni në likun më poshtë dhe pse jo ta bëni "share" edhe te miqtë tuaj sidomos te gratë që mund të jetë një fuqi për tu ringritur e për të jetuar të lumtura.