Përplasje e ashpër mes Mozës dhe Ilirit në Ferma VIP

Përplasje e ashpër mes Mozës dhe Ilirit në Ferma VIP

Showbiz June 04, 2026 - 21:15

Edicionit të tretë të Ferma VIP po i vjen fundi.

E tensionet me këtë rast vazhdojnë të rriten, ku së fundmi në një debat të ashpër është përfshirë poetja Mimoza Ahmeti dhe balerini Ilir Shaqiri.

Gjatë një përplasje të ashpër mes tyre, dy konkurrentët kanë shkëmbyer fyerje të rënda, përfshirë edhe familjarët.

Gjithçka u ndez kur Moza ka ofenduar Ilirin për periudhën e tij të jetesës në Itali, gjersa ky i fundit i është kthyer me një term fyes.

Pjesë nga biseda:

Moza: Injorant italie je ti. Ke mësuar ato gjërat e italianëve kujton se ça je tu bo.

Iliri: Po ti ça gjërash ke mësuar ti, nga i ke mësuar ti? Nga shkijat i ke mësuar ti gjërat?.

Moza: Shkija e satëme. More vesh? Shih atë gruan tënde dhe fëmijën tënd që nuk di asnjë fjalë shqip. Ta dhashë përgjigjen se u kruajte vetë.

Iliri: Kalamanit tim t’i marrësh të ligat ti, nga gjuha deri te ajo që bën çdo ditë. /Telegrafi/