Pas triumfit në Big Brother VIP Albania 5, Selin dhe DJ Gimbo nisin bashkëjetesën në Tiranë
Romanca e tyre nisi para syve të publikut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ndërsa tani duket se Selin dhe Gimbo po e jetojnë dashurinë e tyre me të njëjtin intensitet edhe jashtë kamerave.
Pas përfundimit të spektaklit dhe fitores së Gimbos në edicionin e pestë të reality show-t, çifti ka vendosur ta çojë lidhjen në një tjetër nivel.
Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, Selin dhe Gimbo kanë nisur tashmë bashkëjetesën, duke ndarë të njëjtën shtëpi në Tiranë.
Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm për dyshen, e cila ka vazhduar të qëndrojë pranë njëri-tjetrit edhe pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP.
Megjithëse burime pranë Gimbos bëjnë të ditur se artisti është vazhdimisht në lëvizje për shkak të angazhimeve të shumta profesionale, duket se kryeqyteti shqiptar po shndërrohet gjithnjë e më shumë në bazën e tij të përditshme.
Mes koncerteve, udhëtimeve dhe projekteve të reja, Selin dhe Gimbo po gjejnë kohë për të shijuar marrëdhënien e tyre, pak para nisjes së sezonit intensiv veror që pritet t’i angazhojë edhe më shumë.
Vendimi për të jetuar nën të njëjtën çati shihet si një dëshmi e qartë se lidhja e tyre po funksionon mjaft mirë edhe larg kamerave dhe vëmendjes së vazhdueshme mediatike.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë hapat e radhës për një nga çiftet më të komentuara që lindi nga Big Brother VIP Albania 5. /telegrafi