Rita Ora shkëlqen në premierën e “Descendants: Wicked Wonderland”, Taika Waititi e mbështet në tapetin e kuq
Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, kanë tërhequr vëmendjen në premierën e filmit të ri të Disney-t “Descendants: Wicked Wonderland”, e cila u mbajt të martën në Academy Museum of Motion Pictures në Los Angeles.
Këngëtarja dhe aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare rikthehet në rolin e Mbretëreshës së Zemrave (Queen of Hearts) në filmin e pestë të sagës “Descendants”, ndërsa në premierë mori mbështetjen e bashkëshortit të saj.
Në tapetin e kuq, Taika Waititi u pa duke e puthur Ritën në faqe, ndërsa në një moment e ndihmoi edhe të rregullonte bishtin e gjatë të fustanit, për t’i dhënë asaj pamjen perfekte për fotografët.

Rita Ora u shoqërua gjithashtu nga aktorja e re Liamani Segura, e cila i bashkohet kastit të filmit në rolin e Pink, vajzës më të vogël të Mbretëreshës së Zemrave dhe motrës së Red.
Për çfarë flet “Descendants: Wicked Wonderland”?
Filmi nis nga një realitet ku Mbretëresha e Zemrave është bërë e mirë dhe Hirushja është e sigurt, por ndryshimi i së kaluarës sjell një kërcënim të ri. Një personazh i ri, Maddox Hatter, shndërrohet në antagonist dhe rrëmben Mbretëreshën e Zemrave.
Për ta shpëtuar atë dhe për të rikthyer paqen në Wonderland, Red dhe Chloe bashkohen me Pink, Luisin (djalin e Luisa Madrigal), Hazelin (vajzën e Kapiten Hook) dhe Maxin (djalin e Maddox).

Në këtë pjesë të re, Rita Ora ka një rol më të madh krahasuar me filmin e katërt dhe është pjesë edhe e kolonës zanore. Ajo interpreton mes të tjerash këngën “The Girl I Used to Be”, një duet me Brandy, e cila luan rolin e Hirushes.
“Descendants: Wicked Wonderland” do të shfaqet premierë më 16 korrik në Disney Channel, ndërsa një ditë më pas do të jetë i disponueshëm në platformën Disney+.
